Jozefina Topalli hap zyrtarisht fushatën për Tiranën, prezanton kandidatët për deputetë, figura të njohura dhe të suksesshme!

10:48 23/02/20212min27

-800-0-6034cd270610e

Kryetarja e Partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli, ka prezantuar kandidatët për deputetë në Tiranë,  të cilët në 25 prill do të kërkojnë vota nën siglën e Lëvizjes për Ndryshim.

Ajo që bie në sy mes emrave të zgjedhur nga Topalli për Tiranën, është se pothuajse të gjithë vijnë nga karriera akademike, janë profesorë në fusha të ndryshme. Për ta, Topalli tha se janë deputetët që shqiptarët kanë ëndërruar.

“Ato janë modeli i deputetit që kemi ëndërruar të kemi në Parlament. Ata janë të pakorruptuar”, u shpreh Topalli dhe tha emrat e kandiadatëve.

E para është profesoresha e Matematikës Elida Hoxha, më pas pedagogu Robert Çitozi, profesor Lorenc Radovani, mësuesja Meri Lalaj, doktoresha e shkencave ekonomike Stela Jakova, profesor Arben Basha, themelues i PD, etj.

Ja lista e plotë:

Elida Hoxha, pedagoge
Robert Çitozi, profesor
Lorenc Radovani, pedagogMeri Krisaq Lalai, pedagoge/redaktore
Stela Jakova, menaxhim biznesi
Aben Basho, pedagog/botues
Lek Negri, pedagog
Franceska Memia
Jonuz Osmanhagaj
Polikron Polluçi, mjek
Daniela Kavaja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *