Jonida Maliqi zbulon detaje të reja nga programi që do sjellë së shpejti

14:40 15/10/20202min153
8-1-696x415

Jonida Maliqi do të shfaqet këtë sezon në ekranin e Vizion Plus, në rolin e moderatores. Lajmi u bë i ditur një muaj më parë nga vetë këngëtarja, e cila postoi një video të shkurtër me logon e televizionit.

 

Deri tani, e vetmja gjë që dihet është se programi do të quhet “Jonida’s Room”. Për këtë projekt, edhe partneri i saj Romeo, është shprehur tejet entuziast dhe me siguri po e ndihmon këngëtaren për detajet e fundit.

 

Besohet se “Jonida’s Room” do të fillojë së shpejti, pasi këngëtarja ka publikuar promon zyrtare të tij. Jonida shfaqet e buzëqeshur teksa luan me kameran brenda një dhome, duke dhënë dhe një ide të përgjithshme sesi do të jetë programi i saj. Ky projekt do të ketë në fokus modën dhe lifestylin, dy gjëra të cilat Jonida i njeh mësë miri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto