Jonida Maliqi së shpejti me një program televiziv?

19:27 11/09/20203min78
jONIDA mALIQI

Për Jonida Maliqin, kjo nuk do të ishte hera e parë që drejton një program televiziv. Këngëtarja, e njohur veçanërisht për stilin e saj dhe tendencat e modës që sjell në Shqipëri, e ka prekur edhe më herët moderimin dhe ndoshta do i rikthehet këtij “profesioni” të tretë për të.

 

Ka mjaftuar një postim i Jonidës në Instagram, për të ngritur menjëherë aludimet se këngëtarja dhe fashionista ndoshta mund të ketë një program të sajin në sezonin e ri televiziv.

 

Momentet e shkëputura nga video e Jonidës, mbajnë logon e Vizion Plus, televizion me të cilin Jonida ka provuar vetën si prezantuese krahas Armina Mevlanit në “Dancing with the stars”. Megjithatë, Jonida nuk ka preferuar të japë detaje të mëtejshme, duke mos e zbuluar kështu konkretisht se cila do të jetë surpriza e saj për publikun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto