John Bolton nën hetim, dyshohet se bëri publike informacione sekrete

15:12 16/09/20201min47

Bolton

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare në SHBA, John Bolton, është futur në telashe pasi publikoi librin me kujtimet e tij.

Më sa duket, gjatë shkrimit të kujtimeve të tij, Bolton ka bërë publike fakte të cilat konsiderohen konfidenciale.

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së ka nisur një hetim penal ndaj John Bolton pasi dyshohet për publikim të të dhënave sekrete në librin e botuar në qershor.

Bolton ka mohuar çdo akuzë se ai ka vepruar në mënyrë të paligjshme, e aq më pak mënyrë kriminale dhe se ai do të bashkëpunojë plotësisht, siç ka bërë gjatë gjithë kohës, në çdo hetim zyrtar rreth tij.

Administrata e Trump  u përpoq të ndalonte publikimin e librit me urdhër gjykate por nuk ia doli. Sipas administratës, libri ishte shumë kritik ndaj Trump madje përmbante informacione që mund të kërcënonin sigurinë kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto