‘Jo panik’/ Virologu i njohur gjerman qetëson qytetarët

12:02 10/10/20203min149
auto_virologu1602322968

Nga Peter Tiede, BILD

Pavarësisht të gjitha shifrave shokuese për infeksionet e reja, top-virologu gjerman, profesor Hendrik Streeck, paralajmëron politikanët dhe ekspertët: Përmbahuni!

Në një intervistë për Handelsblatt, Streeck bën thirrje për qetësi të bazuar te faktet. Për shkak se:

-Jo çdo rritje në numër e infeksioneve mund të shkaktojë shqetësim. Madje as rritja e numrit të rasteve në njësitë e kujdesit intensiv.

-Dikush mund të thotë se ka rritje të vdekjeve, por ne nuk mund ta parandalojmë këtë, vetëm mund ta minimizojmë dhe kontrollojmë.

-Koronavirusi është një virus serioz, por nuk përfaqëson rënien e njerëzimit.

-Në mënyrë që të parandalojmë një kolaps fatal, ne si mjekë, por edhe të gjithë politikanët kanë përgjegjësi.

Por çfarë po bën politika?

Kancelarja Angela Merkel u takua me kryebashkiakët e 11 qyteteve më të mëdha përmes një video-linku, dhe më pas doli para mikrofonit dhe deklaroi:

-Vera shkoi mirë, tani po shohim një panoramë shqetësuese.

-Këto ditë dhe javë do vendosim se si do e përballojë Gjermania këtë pandemi gjatë dimrit.

-Zonat metropolitanë janë tregues nëse mund ta mbajmë pandeminë nën kontroll apo do na rrëshqasë nga duart.

Në mënyrë që të shmanget një izolim i ri, kancelarja dhe kryebashkiakët kanë rënë dakord për një plan masash nëpër metropole:

-Mbajtja e maskës është e detyrueshme në ambiente të brendshme dhe të jashtme.

-Policia do të angazhohet për të kontrolluar zbatimin e rregullave të koronës.

-Ekspertët e forcave të armatosura dhe të institutit Robert Koch do të dërgohen në zonat në rrezik ku janë regjistruar 35 infeksione të reja për 100 mijë banorë.

Dhe nëse kjo nuk ndihmon, do ketë shtrëngime të tjera. E thënë shkurt: nëse nuk do ketë përmirësim për dhjetë ditë, do të ketë kufizime të tjera të pashmangshme në mënyrë që ët shmangen kontaktet publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto