Jeta e Ibrahimoviç së shpejti në ekran, futbollisti portretizohet nga dy shqiptarë

22:59 11/11/20202min93
zlatan

Zlatan Ibrahimoviç nuk do e shohim vetëm në fushën e blertë, por së shpejti edhe në ekran. Futbollisti i njohur do të shfaqet në ekran në një film pikërisht rreth jetës së tij. “I am Zlatan” do të titullohet filmi në të cilin do të shfaqet i gjithë rrugëtimi i futbollistit suedez.

 

Mirëpo, për periudha të ndryshme të jetës së tij, janë përzgjedhur dy personazhe shqiptare. Bëhet fjalë për Bajraktari Andersson që do të luajë rolin për periudhën e jetës së Zlatan nga 7-13 vjeç dhe Granit Rushiti nga 17 deri në 23 vjeç. Vetë Zlatan është përfshirë tejmase në këtë projekt, duke asistuar edhe në shkrimin e skenarit. Sipas mediave të huaja, filmi do të publikohet përgjatë vjeshtës së vitit të ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto