“Je frymëzim i vërtetë”/Si rrallëherë, Elvana Gjata uron publikisht personin e zemrës: Të dua shumë…

14:47 19/10/20202min95
download - 2020-10-19T144712.435

Elvana Gjata është një nga personazhet publikë që e mban jetën e saj personale larg vëmendjes mediatike. Ajo nuk është shumë aktive në rrjete sociale, ndërkohë që sot është ‘rikthyer’ në Instagram për të uruar një prej miqve të saj më të mirë me rastin e datëlindjes.

Artistja gëzon një shoqëri të veçantë me stilistin nga Kosova, Valdrin Sahiti dhe këtë e ka treguar jo rrallëherë, ndërkohë që sot ajo ka bërë një nga shkrimet më të gjata për mikun e zemrës.

Drinki, s’e kam bërë ndonjëherë urimin kaq të gjatë, por ça të bëj! Një shok të ngushtë kam unë, jo siç ke ti 100! Je krenari e krejt Shqiptarisë. Personi më punëtor që njoh! Mezi pres të gëzoj për sukseset e radhës. E sheh? Je frymëzim i vëretët për familjen, miqtë dhe krejt ata që adhurojnë artin tënd. Zoti të dhëntë shëndet e jetë! Sot ne festojmë për ty, Drinki! Gëzuar ditëlindjen! Motra e vogël të do shumë”, ka shkruar ajo.

Elvana ka publikuar videot me momentet më të veçanta me Valdrin Sahitin, duke dëshmuar dhe njëherë raportet e ngushta mes tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto