“Je aq frikacak sa trembesh edhe nga protestat në Kirgistan”- Zëdhënësi i Presidentit Meta thirrje Ramës: Respekto 5 Qershorin dhe dëno…

17:54 15/10/20203min174
1563266415_metaa-696x393

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, i kërkon kryeministrit Edi Rama që si kryetar i OSBE-së të dënojë zgjedhjet në Kirgistan, që sipas Tedi Blushit, ishin si të Shijakut dhe të Dibrës.

Ilir-Meta-Tedi-Blushi-keshilltari-ecja-konferenca-3

“Je aq frikacak sa trembesh edhe nga protestat e popullit në Kirgistanin e largët!”- shkruan ai.

Zëdhënësi thotë se Presidenti e pret kryeministrin në përballje televizive, ndërsa i kërkon të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit.

Reagimi i plotë:

Buburrec Trendi respekto urgjent 5 Qershorin se le nam dhe dënoi në emër të OSBE-së zgjedhjet e Kirgistanit që ishin si të Shijakut dhe Dibrës.

Me Presidentin ti je vite dritë larg.

Ishe ti që i fute në Parlament dhe i vendose në krye të Bashkive, kriminelët dhe trafikantët.

Këtë e di e gjithë bota!

Presidenti të ka ftuar në Përballje!

Po pret studion televizive dhe orën! Pse ke frikë?!

Pse mblidhesh si buburrec e fshihesh pas Twitterit?!

Je aq frikacak sa trembesh edhe nga protestat e popullit në Kirgistanin e largët!

Ora e Përballjes po afron!

As në skutat e Twitter-it nuk do fshihesh dot po nuk respektove urgjent Marrëveshjen e 5 Qershorit!

1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto