Javën e ardhshme ekspertë amerikanë vizitojnë Kosovën për autostradën Prishtinë – Nish

17:24 18/09/20201min112
Nish Prishtine

Javën e ardhshme në Kosovë pritet të qëndrojnë ekspertë nga Korporata Ndërkombëtare e Financave dhe Zhvillimit në SHBA dhe Banka e Eksport Importit.

Këto dy korporata ditë më parë kanë nënshkruar letrat e interesit për të ndihmuar financimin e “Autostradës së Paqes”  që do të lidhë Prishtinën me Nishin.

Menjëherë më pas për këtë e kanë informuar ministrin e Infrastrukturës Arban Abrashi.

Ministri Abrashi bënë të ditur se përveç autostradës do të diskutohet edhe për hekurudhën.

Shpreson se ndërtimi i autostradës do të nis shumë shpejt. Ndërsa thotë se Kosova do të përfitojë nga këto projekte.

Në marrëveshjen e 4 Shtatorit në Uashington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është parashikuar edhe ndërtimi i autostradës Prishtinë – Nish dhe hekurudhës që e lidh Kosovën me Serbinë. Këto dy projekte po cilësohen si  simbol i marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto