“Jam nisur me gomone për Itali”, këngëtarja shqiptare tregon historinë prekëse

10:15 05/10/20203min130
images (19)

Këngëtarja e njohur, Marsela Çibukaj, ka ndarë me të gjithë historinë prekëse të emigrimit në Itali. Marsela ka rrëfyer për moderatorin Ardit Gjebrea sesi udhëtoi me gomone në moshë 8-vjeçare drejt Italisë, të cilën e cilësuar si një eksperiencë të frikshme dhe shumë të trishtë.

“Unë isha shumë e vogël, nuk i kisha mbushur ende 8 vjeç, mami dhe motra 2 vjeç dhe jemi nisur me gomone. Mbaj mend frikë, terror, trishtim, shumë pyetje për të ardhmën, çfarë do ndodhte më vonë.

Natën dhe ishte hera e parë që unë shikoja detin natën i cili transformohet në një diçka të zezë, të errët, të frikshme e të pabesë. Ne kemi qenë dy vajza të vogla, të parat që hipnin në atë gomone. Ne rrezikuam, nuk e dinin se na prishte se çfarë do na ndodhte. Jemi nisur në orën 11 të darkës, u zhytëm në det derisa mbëritëm tek gomonia, na tërhoqën sipër disa djem. Në anën tjetër të detit na priste babi që ishte nisur më përpara me gomone.

Shumica niseshin në darkë me idenë që do niste udhëtimi mbarë. Në kanalin e Otrantos, kishim gjithmonë pengesa. Udhëtimi i parë dhe i dytë me gomone dështoi, por tek e treta eci mbarë.

Ishte një udhëtim i heshtur, nuk flisnim dot se nuk mund të tërhiqnim vëmendje. Mami na shtrëngoi fort duart dhe na tha do shkojmë tek babi dhe nuk duhet të flasim dhe mbetëm të heshtura derisa mbërritëm në brigjet italiane. Kishim frikë për jetën dhe frikë për mos parë njerëzit që kishim lënë pas. Deti për shumë vite na ishte kthyer në një mankth, në një ëndërr shumë të keqe”, është shprehur Marsela.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto