Jahti luksoz rikthehet për të tretën herë në Sarandë, furnizohet me 700 ton naftë

10:43 28/09/20201min145
jahti

Një superjaht ka mbërritur javën e kaluar në portin e Sarandës. Pamjet e jahtit luksoz kanë qarkulluar në rrjetet sociale dhe mendohej se ishte një jaht turistik që admironte bregdetin e bukur shqiptar.

Jahti, me emrin “Saling Jaht A” është në pronësi të miliarderit rus Andrey Igorevich Melnichenko, nuk ankoron për herë të parë në portet shqiptare. Ky jaht vjen në vendin tonë për herë të tretë për t’u furnizuar me naftë,që miliarderi rus të kursejë mijëra euro. Nafta, miliarderit rus i shitet pa taksa, e përkthyer në shifra, për një litër naftë paguan 60 lekë, ndryshe nga çmimi mesatar në vendin tonë 160 lek për litër. Mësohet se jahti luksoz është furnizuar me 700 ton naftë në portin e Sarandës.

Jahti është ndërtuar në afërsi të Hamburgut në Gjermani dhe është jahti më i gjatë në botë, 143 metër dhe kalon lartësinë 91 metër të Statujës së Lirisë, dhe peshon 12.600 ton. Brenda tij ka pishinë dhe pistë për uljen e avionëve të vegjël.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto