Jahmir Hyka firmos me klubin e ri

16:39 16/09/20201min72

hYKA65

Mesfushori Jahmir Hyka ka firmosur zyrtarisht me klubin e Guizhou Heng Feng, që militon në Ligën e Parë në Kinë. Lajmi është konfirmuar nga vetë mesfushori shqiptar nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në “Instagram”, teksa është shprehur entuziast për këtë eksperiencë të re në kontinetin Aziatik.

Kujtojmë që së fundmi, 32-vjeçari, u aktivizua 11 ndeshje në Izrael me skuadrën e Nes Tzionas, ku realizoi edhe 1 gol. Hyka gjithashtu numuron 47 paraqitje me fanellën e Kombëtares shqiptare, teksa ka arritur të gjejë 2 herë rrugën e rrjetës.

Hyka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto