Ja shteti që riktheu karantinën, por numri i infektimeve u rrit më shumë

14:46 23/09/20201min99
israel-1

Izreali vendosi një karantinë të dytë ditën e premte, por duket se nuk po sheh rezultat, madje gjendja është përkeqësuar.

Ditën e djeshme u regjistruan 6,861 persona të infektuar, një rekord i ri.

Ndërsa rekordi para mbylljes së plotë ishte 5,533 infektime.

Gjatë mbylljes tre javore, i cili mbulon të gjithë sezonin e festave hebraike, izraelitëve u kërkohet të qëndrojnë brenda një kilometri nga shtëpitë e tyre, megjithëse ka përjashtime nga rregulli të tilla si udhëtimi për punë apo blerja e gjërave të domosdoshme.

Ndalohet hapja e shumë bizneseve si hotele, qendra tregtare, qendra rekreative, sallone bukurie, qendra sportive dhe pishina, ndërsa supermarketet, farmacitë dhe shërbimet e shpërndarjes së ushqimit janë ende funksionale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto