“Ja pse nuk zgjidhet çështja e naftëtarëve”, Basha: Rama do të mbajë përgjegjësi penale

17:58 12/10/20202min71
rama-bashaaaa-e1535712243355-1024x640-1-696x435

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka zhvilluar këtë të hënë një konferencë me gazetarët ku dhe ka deklaruar se Kryeministri Edi Rama do mbajë përgjegjësi nëse nuk zbaton planin e Partisë Demokratike me 5 pika.

“Asgjë nuk mund ta justifikojë apo shpëtoje Edi Ramën nga përgjegjësia që ka këto ditë dhe këto javë nga keqmanxhimi i krizës, për mos mbajtjen e premtimeve dhe për tendera sekret që zhvilloi për të vjedhur paratë. Familjet e prekura nga tërmeti vazhdojnë të jenë në çadër. Edi Ramën nuk e shpëton asgjë nga përgjegjësia. i kemi vënë dhe me parë një plan, i parashtrojmë një plan me 5 pika për qytetarët se s’na ha meraku për të, ai e ka detyrë ta zbatojë.- tha Basha, teksa ka bërë përgjegjës kryesor Ramën për situatën e krijuar në rafinerinë e Ballshit.

“Edi Rama është i përfshirë kokë e këmbë në aferat e rafinerisë dhe të naftës. Zgjidhja e problemit është plotësisht e realizueshme por kërkon një kryeministër e qeveri që nuk është pjesë e aferave korruptive me Ballshin dhe naftën në tërësi.

Kjo është ajo që naftëtarët e Ballshit dhe i gjithë qarku i Fierit do të kenë në dorë të vendosin  me 25 prill.

Në kushtet e neglizhencës dhe shpërfilljes dhe mos dëgjimit të zërit të njerëzve, nënave të dëshpëruara. Ju siguroj që përgjegjësia s’do jetë vetëm përgjegjësi politike, por do jetë dhe përgjegjësi penale. Këtë ua siguroj”, është shprehur Basha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto