(JA DETYRIMI I KUVENDIT) Jua mbajtën pagën me detyrim gjatë Covid-19, dy deputetët opozitarë fitojnë gjyqin

11:22 28/09/20202min130
Screenshot_1-119

Dy deputetët e opozitës parlamentare, Myslim Murrizi dhe Artur Roshi, kanë fituar betejën e tyre gjyqësore me Kuvendin e Shqipërisë, pas vendimit të marrë në mënyrë arbitrare, sipas Gjykatës, për t’iu mbajtur gjysmën e pagës së tre muajve gjatë pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.

Në vendimin e zbardhur të Gjykatës Administrative së Shkallës së Parë, argumentohet se dhurimi i pagës është diçka e vullnetshme dhe jo kolektiv, ndërkohë që mandati i deputetit është individual.

Arsyetimi i Gjykatës Administrative së Shkallës së Parë: 

“Gjykata thekson se mandati i deputetit është individual dhe përgjegjësia mbi sjelljen e gjithsecilit mbi këtë mandat shihet rast pas rasti dhe nuk mund të justifikohet me sjellje kolektive. Në rastin konkret, ndalesa e pjesshme në masën 50% të pagës mujore neto për paditësit Myslim Murrizi dhe Artur Roshi është bërë në kundërshtim me ligjin pasi situata e rëndë ekonomike e shkaktuar nga COVID-19, nuk përbën shkak të përligjur për cënimin e pagës së deputetit, pasi sikurse u theksua më sipër, dhënia e kontributit financiar me qëllim përballimin dhe lehtësimin e kësaj situate është një akt i vullnetshëm dhe jo i detyruar”, thuhet në arsyetimin e Gjykatës Administrative së Shkallës së Parë.

Po sipas vendimit në fjalë, përpos pagës, kjo pagesë do t’i reflektohet edhe në librezën e punës, kërkesë kjo e dy deputetëve Roshi dhe Murrizi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto