
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Erion Alibejn, 34 vjeçarin e arrestuar të premten, pasi akuzohet nga Prokuroria se ka porositur të paktën tri vrasje në Elbasan.
Ngjarja e parë është ajo e ekzekutimit të Emiljano Ramazanit, e dyta e Regis Runajt dhe më e fundit, vrasja e vëllait të Talo Celës, Bujarit.
Ndërkohë, mësohet se, edhe në Gjykatë, njësoj si para hetuesve, Alibej nuk ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij.
Më herët, Erion Alibej ishte me masë “Arrest në shtëpi” për një plagosje të ndodhur 3 vite më parë.