Izraelitët ‘fusin’ Covid-19 në qeverinë greke, dy ministra dhe një zv. ministër në karantinë

13:49 03/09/20201min66

Screenshot_1-13 (1)

Dy ministra dhe një zv.ministër janë futur në karantinë në Greqi. Mediat greke njoftojnë se koronavirusi ka hyrë në qeverinë greke duke bërë që të karantinohen tre ministra.

Bëhet fjalë për ministrin e Zhvillimit, Adonis Georgiadis, zëvendësi i tij, Nikos Papathanasis, si edhe ministri i Transportit detar, Giannis Plakiotakis.

Dyshohet se ata janë infektuar gjatë një takimi që kanë pasur me disa investitorë izraelitë pak ditë më parë.

Fill pasi u njoftuan, Georgiadis dhe Papathanasis anuluan vizitën e planifikuar sot në Selanik.

Greqia po shënon një numër në rritje të të prekurve nga Covid-19.

Mësohet se gjatë ditës së djeshme u konfirmuan 233 raste të reja me koronavirus si edhe 2 të vdekur duke bërë që qeveria të marrë masa të forta sigurie, sidomos nëpër ishuj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto