Izraeli do t’i japë Palestinës një milionë doza të vaksinës Pfizer

19:00 18/06/20211min122
14BD13A7-CBE1-41D9-8B5F-D22A15E4D308-768x505

Izraeli do të sigurojë një milionë vaksina kundër Covid-19 për Autoritetin Palestinez, thotë zyra e kryeministrit të ri të Izraelit.

Në një deklaratë, zyra e Naftali Bennett thotë se do të transferojë dozat e vaksinës Pfizer që do të skadojnë së shpejti dhe në këmbim Izraeli do të marrë një dërgesë nga Pfizer të destinuar fillimisht për Palestinezët më vonë gjatë vitit, raporton BBC.

“Izraeli ka nënshkruar një marrëveshje me Autoritetin Palestinez dhe do të furnizojë afërsisht një milion doza të vaksinës Pfizer që do të skadojnë së shpejti dhe do të marrë në këmbim dozat që Pfizer do t’i dërgojë Autoritetit Palestinez”, thuhet në deklaratën e përbashkët të ministrisë së Mbrojtjes dhe Shëndetësisë.

“Plani u miratua bazuar në faktin se rezervat aktuale të vaksinave të Izraelit janë të mjaftueshme për nevojat aktuale”, thotë deklarata.

Ndërsa Izraeli ka vaksinuar me shpejtësi popullsinë e tij, vaksinimet në territoret palestineze kanë mbetur prapa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto