“Izolimi në 41-Bis”/ Shullazi dhe Gilmando Dani, kallëzojnë penalisht Arta Markun dhe Donika Prelën

13:35 14/10/20203min117
shullazi-1

Ish-kryeprokurorja Arta Marku dhe ish-drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela, janë kallëzuar penalisht për shpërdorim detyre.

Janë Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani ata që kanë bërë padinë, pasi e quajnë të padrejtë izolimin e tyre në burgun e sigurisë së lartë 41-BIS.

Sipas tyre Marku dhe Prela janë autorë të veprimeve të kundraligjshme dhe abuzive, duke shkelur të drejtat e njeriut.

Kallzimi:

“Ne, kallëzuesit, Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani, jemi duke u gjykuar ne Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë.

Me Urdherat respektive Nr. 253 dhe 255, date 28.07.2020, te Ministrit te Drejtesise, jemi vendosur ne regjimin e posaçëm te ushtrimit të të drejtave, në burgun e sigurise së lartë pranë Institucionit  te Ekzekutimit te Vendimeve Penale “ Jordan Misja”, Tirane.

Urdhërat e Ministrit të Drejtesise, janë ankimuar ne Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si të kundraligjshëm dhe abuzive.

Vendimmarrja e Ministrit të Drejtësise buron nga e drejta qe i jepet atij nga ligji nr.108/2018 “Për nje shtese ne Ligjin Nr.8328, date 16.041998 “Per te drejtat dhe trajtimin e te denuarve me burgim dhe te te paraburgosurve”, (me ligjin Nr.81/2020, ne daten 25.06.2020, Kuvendi i Shqiperise ka miratuar ligjin e ri “Per te drejtat dhe trajtimin e te denuarve me burgim dhe te te paraburgosurve”, duke shfuqizuar ligjin e vjeter Nr.8328, date 16.04.1998).

Sipas ligjit te kohes kur kane dale Urdherat e Ministrit te Drejtesise, por edhe sipas ligjit te ri, ky i fundit vepron mbi kerkesen e arsyetuar e cila duhet t’i paraqitet Ministrit nga Drejtuesi i Prokurorise se Posacme.

Prokuroria e Posacme per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar eshte krijuar ne daten 19 Dhjetor 2019, kur tetë prokurorë të emëruar në SPAK jane betuar para Presidentit të Republikës se Shqiperise.

Ne rastin e te dy Urdherave te Ministrit te Drejtesise, kerkesa dhe inicimi i procedures eshte bere nga Drejtuesja e Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda, e kallzuara Donika Prela, e cila nuk e kishte kompetencen per te inicuar nje procedure te tille.

E kallzuara Donika Prela, e mbeshtet kerkesen e saj ne Udhezimin Nr.2, date 24.05.2019 te Prokurorit te Pergjithshem te Perkoheshem ne ate kohe, te kallzuares Arta Marku.

E kallzuara Arta Marku, ne kundershtim me permbushjen e rregullt te detyres nga ana e saj, ne shkelje te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, ka nxjerre Udhezimin Nr.02, date 24.05.2019 “ Per zbatimin e ligjit lidhur me Regjimin e Posacem ne Burgun e Sigurise se Larte””,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto