Iu bënë dy atentate brenda viti, arrestohet në Maqedoninë e Veriut, rivali i Aldo Bares

12:31 25/09/20202min124
4c5137acaca950719969026c847c089d_L

Saimir Taullau është arrestuar këtë të premte në Madoninë e Veriut, pasi ishte shpallur kërkim nga autoritetet zviceriane, për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Saimir Taullau, i njohur në Shqipëri si rivali i fortë i Aldo Bares, kreut të Bandës së Lushnjes, dyshohet të jetë I përfshirë edhe në vrasjen e dy të rinjve, një vit më parë, Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, ngjarje për të cilën është vënë në pranga Orges Bilbili.

Taullau është person me precedentë të theksuar kriminal.

I dënuar disa herë për vrasje dhe trafikim të lëndëve narkotike, por gjithmonë ka mundur të fitojë lirinë.

Ai njihet edhe si biznesmen në qytetin e Lushnjes.

Në nëtor të 2018-ës, iu bë një atentat në rrethrrotullimin e Plugut, para lokalit të tij.

Në tetor të vitit 2017, atij iu bë një tjetër atentat, por sërish ai ka arritur të shpëtojë me vetëm një plumb. Saimir Taullau, njihet edhe si një biznesmen në Lushnje. Ai është vëllai i Baki Taullaut, i cili është vrarë në vitin 2005 në ditën e zgjedhjeve në muajin korrik. Baki Taullau u vra nga banda e Aldo Bares.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto