Italia regjistron më shumë se 1400 të infektuar dhe shtatë viktima në 24 orë/ Ministri i Shëndetësisë jep lajmin e mirë: Nga COVID-19 do jemi të sigurt në fund të…

17:59 13/09/20202min32

roberto-saperaza

Ministria e Shëndetësisë Italiane, në përditësimin e fundit të të dhënave ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar pozitivë 1458. Kështu numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë llogaritet  287 755.

Fatkeqësisht betejën me virusin gjatë këtyre orëve e kanë humbur shtatë pacientë, duke e çuar në total numrin e viktimave në 35.610.

Ndërsa fatmirësisht betejën me COVID-19 e kanë fituar 443 pacientë. Kështu totali i personave të shëruar llogaritet 213.634.

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 3 viktima dhe 265 raste të reja pozitiv.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Rajon ka shkuar në 16 899 kurse totali i rasteve pozitive, që prej fillimit të pandemisë, është rritur në 103 339.

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza tha sot se në fund të dimrit do të kemi shpëtuar nga koronavirusi.

Ne duhet të durojmë edhe gjashtë muaj të tjerë. Në fund të dimrit do të jemi të sigurt” – u shpreh Speranza gjatë një interviste për gazetën italiane ‘La Repubblica‘.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *