Itali/ Mbyllen shkollat dhe parqet për shkak të një zjarri të madh

11:05 16/09/20201min153
zjarr-1

Porti i Ankonës në Itali është përfshirë nga flakët 35 minuta pas mesnatës.

Zjarri ishte aq i fuqishëm sa bëri bashkë 16 skuadra zjarrfikësish nga Ankona, Macerta dhe Pesaro.

Ditën e sotme janë mbyllur shkollat e te gjitha niveleve, universitetet, parqet dhe mjediset sportive në natyrë, në pritje të analizave të ajrit dhe indikacioneve nga autoritete shëndetësore, që kanë rekomanduar mbajtjen mbyllur të dritareve dhe shmangien e udhëtimeve të panevojshme.

Fatmirësisht, deri tani nuk raportohet asnjë viktimë dhe asnjë i lënduar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto