Itali/ Mbi 30 mijë të infektuar me Covid, rreth 200 viktima

20:19 30/10/20201min76
COVID_overview_image

Vijon të rëndohet situata nga koronavirusi në Itali. Ditën e sotme, Italia raportoi një tjetër rekord rastesh të reja me koronavirus brenda një dite që nga nisja e pandemisë në muajin mars.

Në buletinin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se nga 215 mijë testime të kryera, 31 mijë persona të tjerë kanë rezultuar të infektuar me virusin vdekjeprurës, ndër viktimat janë 199.

Rajoni më i goditur vijon të jetë Lombardia, ndërkohë që lajmi tjetër i keq është rritja e numrit të të shtruarve në terapitë intensive.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto