Itali/ Goditet banda e rrezikshme shqiptare. Ja skema e rekrutimit dhe shpërndarjes së drogës

20:13 27/10/20202min115
Carabinieri-ferentino-def-2

Një nga bandat më të rrezikshme të drogës është shkatërruar nga policia italiane.

Policia e kishte vendosur bandën shqiptare nën hetim prej 5 muajsh e cila vepronte në qytetin e Frosinones ku shitja e drogës në rrugë ishte aktiviteti i tyre më fitimprurës.

Banda drejtohej nga dy shqiptarë të cilët kishin marrë një shtëpi më qira në qendrën e qytetit.

Policia arrestoi 4 nga 9 anëtarët e kësaj bande, ku njëri nga shqiptarët u la në burg, ndërsa tjetri dhe 2 italianë u lanë në arrest shtëpie.

Gjatë hetimeve të bëra nga grupi hetimor u zbardhën 900 aktivitete tregtimi droge me një vlerë prej 16 mijë euro.

Sipas mediave italiane, janë lënë në arrest shtëpie, 6 blerës të kokainës të cilët u zbuluan pas shkatërrimit të grupit kriminal.

Drejtuesit e kësaj bande merrnin shqiptarë të cilët shkonin me vizë tre-mujore në Itali dhe punonin për shpërndarjen e drogës. Ata kishin edhe një kusht ndaj shqiptarëve që shpërndanin drogën; të mos ishin dënuar më parë, pasi nëse kapeshin do të ishte më e lehtë që të merrnin ulje dënimi, shkruan Frosinone Today.

Në bandën e dy shqiptarëve bënte pjesë edhe një  çift italian, të cilët shërbenin si vëzhgues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto