‘Isha me gruan në makinë, më zunë pritë’ / Zbardhen detaje nga përplasja me armë zjarri në Zall Herr

11:05 01/09/20202min81

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e Zall Herrit në kryeqytet, ku si pasojë u plagosën me armë zjarri dy persona.

Përplasja ka nisur mes Klodian Beshirit dhe Redi Myrtos dhe shkak mësohet se ka qenë konflikti për pronat në zonën e Zall Herrit.

Ngjarja ka ndodhur në momentin që Beshiri ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij së bashku me bashkëshorten kur dy të rinjtë, Redi Myrto dhe Rexhep Qefalia i kanë dalë përpara dhe kanë nisur ta dhunojnë.

Ndërkohë, bëhet me dije se 34 vjeçari, Beshiri para uniformave blu është shprehur se ka qëlluar për vetëmbrojtje pasi ata i kanë zënë rrugën.

Ndërsa vetë Redi Myrto i cili mori një plumb në kofshë ka treguar se mesditën e së dielës, Beshiri ishte zënë me vëllain e tij, Danjelin.

Beshiri më herët kishte ndjekur një kurs për të punuar pranë forcave të armatosura në Zall Herr dhe aktualisht ai punonte si specialist shëndetësie pranë këtij reparti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto