Ish-zëvendësministrja e PS: Asnjë ministre nuk uroi Evisin, kjo tregon sa e duan njëra-tjetrën!

14:36 16/09/20202min130
irena-1

Pas dorëheqjes së Besa Shahinit, postin e Ministres së Arsimit e mori Evis Kushi.

Por ish-zv.ministrja socialiste Irena Beqiraj, e cila njihet për karakterin e saj autentik dhe dinjitoz nuk humbi as kësaj here rastin për të kritikuar qeverinë.

Ironia kësaj here ishte me gratë e PS, të cilat sipas saj kanë nuk kanë uruar ministren e re në detyrën e saj. Për Beqirajn, ky është një tregues i “mbështetjes dhe dashurisë” që kanë ato për njëra-tjetrën.

Në një postim në rrjetin social “Facebook” ajo shkruan:

“Gratë e partisë, e duan edhe e mbeshtësin njëra tjetrën !

Sot vendosa të bëj një kerkim të vogël, mbi mbeshtetjen publike që gratë e partisë i kishin bërë koleges së tyre Evis Kushi, për detyrën e re të ministres së Arsimit.

Gjeta vetëm tre nga deputete, të cilat kishin uruar edhe mbështetur kolegen e tyre .

ASNJË nga gratë ministre, të cilat do të jenë ne një ekip me të, nuk kishte përshëndetur ardhjen e Evisit ne skuader, Asnje ! Cfarë sinergjie, cfarë ekipi ?

Vura re që Grate e partise ( të cilat kam kohe që nuk i ndjek në FB) padyshim në profilet e tyre ndanin adhurimin pa kushte per liderin .

Prandaj kuotat e dhuruara edhe mbrojtura nga burrat ne politike bëhen të domosdoshme:

“Se ne e duam edhe e mbeshtesim shume njëra-tjetrën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *