Ish-zëdhënësja simpatike e Berishës kritikon PD për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputet

18:05 03/09/20202min108
erla-mehilli-sali-berisha-e1467316787859-696x462

Ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike dhe e ish-Kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli, ka reaguar në lidhje me mënyrën se si po procedon Partia Demokratike për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe kryetar bashkie në zgjedhjet e ardhshme.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Mëhilli kritikon PD duke e cilësuar një institucion që nuk ka kompetenca të kërkoj deklarimin e pasurive të kandidatëve, pasi nuk janë ILDKP.

“Kush janë bazat që bëhet kjo kërkesë nga partia dhe kush siguron që do të ruhet privatësia e të dhënave”, pyet ndër të tjera Mëhilli në shkrimin e saj.

Reagimi i plotë:

Një pyetje: Çfarë institucioni e konsideron veten një parti politike që i kërkon një individi të deklarojë pasurinë te ajo? Mbi ç’bazë e kërkon këtë dhe kush do ta bëjë vlerësimin apo do të japë certifikatën e “pastërtisë”?

Dhe më tutje, çfarë ndodh me të dhënat që individi deklaron, vetëm se është një nga disa mijëra shqiptarët që kanë dëshirë të bëhen deputetë? Kush e siguron atë që do ruhet privatësia e këtyre të dhënave?

Mesa dimë, ai që do të bëhet deputet, pasi të zgjidhet i tillë, e deklaron pasurinë në institucionet përkatëse (ILDKP) Në fakt, problemin e kanë më shumë ata që e pranojnë, jo ata që e kërkojnë këtë. Dhe kjo nuk vlen vetëm për pasurinë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto