Ish-ushtaraku vrau 61-vjeçarin në Tiranë në oborrin e banesës, zbardhet si e mbajtën të fshehtë ngjarjen familjarët e viktimës dhe deklarata e rreme në Polici

16:24 28/08/20201min242
policia-foto

Policia njoftoi sot se 37-vjeçari Fatmir Demiri, ish-ushtarak është arrestuar në Tiranë pasi ka vrarë në oborrin e banesës 61-vjeçarin Dorian Latollari.

Ndërkohë mësohet se kjo ngjarje që u zbardh sot, në të vërtetë ka ndodhur dy ditë më parë në oborrin e shtëpisë së 61-vjeçarit në kryeqytet në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, pranë prokurorisë së Tiranës.

Policia thekson se 61-vjeçari është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë, ndërsa familja ka thënë se është rrëzuar duke humbur jetën. Deklaratë kjo që ka ngjallur dyshime.

Por, policia njofton se nga hetimet rezultoi se autori i vrasjes është 37-vjeçari Demiri, i cili e ka qëlluar me sende të forta dhe grushte, pasi sherrit që dyshohet se ka qenë për arsye pronësie.

37-vjeçari e ka pranuar autorësinë e krimit dhe është shprehur se ka vrarë për disa konflikte të mëparshme, që kishin pasur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto