Ish shoqja e ngushtë mund të bëjë publike sekretet më të mëdha të Kim Kardashian!

14:12 16/09/20202min70
Larsa-Pippen-Speaks-Out-Amid-Rumors-Kim-Kardashian-Feud-001-1068x601

Kim Kardashian ndihet e “kërcënuar” nga ish shoqja e saj e ngushtë, Larsa. Teksa “Keeping up with the Kardashians” njoftoi mbylljen e reality-t, mësohet se Larsa do të nisë një reality show të sajin. Pikërisht kjo gjë e ka shqetësuar Kim, pasi kjo është një mundësi për Larsën që të zerë vendin e Kim në mesin e yjeve të reality show.

 

“Kim mori vesh lajmin se Larsa do të ketë një reality show vetëm pak ditë pasi ajo dhe familja e saj vendosën t’i japin fund serialit të tyre. Ajo nuk është e lumtur për këtë fakt, sepse Larsa mund të bëhet një yll botëror dhe pse jo, t’i “vjedhë” fansat dhe perandorinë e saj të biznesit.Larsa ka qenë në dijeni të disa prej sekreteve më të errëta të Kim gjatë gjithë këtyre viteve dhe tani ajo është në një mision për t’u bërë një superstar i spektakleve reality. Kim shqetësohet se ajo nuk do ta ketë problem të flasë për çdo gjë lidhur me Kim dhe të shkatërrojë gjithçka për të cilën ajo ka punuar prej vitesh,” tregojnë disa burime pranë Kim Kardashian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto