Ish presidenti ndërron jetë nga Covid-19

17:45 31/08/20201min69
Covid-19-shkolla

Ish presidenti i Indisë, Pranab Mukherjee, ka vdekur 21 ditë pasi u konfirmua që ai kishte rezultuar pozitiv me koronavirus.

84-vjeçari ishte në spital për të hequr një mpiksje në tru kur u zbulua se ai gjithashtu kishte Covid-19.

Para se të shërbente si president midis 2012 dhe 2017, Mukherjee mbajti disa detyra të rëndësishëm gjatë karrierës së tij politike 51-vjeçare.

Këto përfshinin ministritë e financave, të jashtme dhe të mbrojtjes.

Djali i tij, Abhijit, konfirmoi lajmin në një postim në Twitter.

Kryeministri Indian, Narendra Modi vlerësoi kontributin e Mukherjee në vend, duke thënë se ish-presidenti kishte “lënë një shenjë të pashlyeshme në trajektoren e zhvillimit të kombit tonë”.

“Një studiues ekselent, një burrë shteti i lartë, ai ishte admiruar në të gjithë spektrin politik dhe nga të gjitha pjesët e shoqërisë,” shkroi Modi në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto