Ish-Presidenti i Shqipërisë: Nëse në sallën e Gjykatës Speciale s’ka asnjë shenjë të një institucioni kosovar, funksionimi t’i ndërpritet për një afat kohëshkurtër

20:17 10/11/20203min75
vbcbcb-370x208

Ish-Presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të ndërpresë funksionimin e Gjykatës Speciale të Hagës në një kohë afatshkurtuër në rast se aty nuk ndodhet asnjë shenjë e një institucioni kosovar.

Meidani niset nga fjala e avokatit mbrojtës të Hashim Thaçit, David Hooper i cili kërkonte të dinte se ku ishin akuzat e pretendimet për trafik organesh.

Ish-Presidenti shton se edhe mënyra si Thaçi u çuan ë sallën e Gjykatës, me pranga ishte një trup dhe tregon se aty nuk ka asnjë shenjë të një institucioni kosovar, edhe pse është miratuar nga parlamenti i Kosovës.

STATUSI NGA REXHEP MEIDANI
Me beri pershtypje nje pasazh tek Lapsi.al. Sipas tij, avokati mbrojtes i presidentit H. Thaci, David Hooper, thekson nder te tjera: “Ku janë pretendimet për trafikimin e organeve, sepse këto ishin shumë të rëndësishme për lindjen e kësaj gjykate”.
Ndërkohë që Thaçi është pëergjigjur shkurt vetëm për pyetjet e domosdoshme duke thënë se avokati i parashtroi më së miri pretendimet e tij, vete avokati pohoi me bindje se informacioni për mbajtjen në arrest të ish presidentit ishte i paplotë, se sjellja e tij në sallë me pranga ishte një turp dhe se salla gjykatës nuk kishte asnjë shenjë që të tregonte se ai qe një institucion kosovar, i miratuar nga parlamenti i këtij vendi.
Nese me te vertete, ne sallen e kesaj gjykate nuk ka asnje shenje te nje institucioni kosovar, atehere, me urgjence, Kuvendi i Kosoves duhet te ndermarre inisiativen e domosdoshme per amendamente ligjore rregulluese e imponuese, pse jo dhe per vendosjen e nje afati koheshkurter te nderprerjes se funksionimit te kesaj sajese politike, te miratuar ne nje parlament vendor dhe te “pompuar” si gjoja nje gjykate nderkombetare!…

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto