Ish-ministri takohet me Fatos Nanon, publikon foton dha ka një mesazh: Miqtë e vërtetë nuk… (Shikoni ndryshimin në pamje të liderit historik të PS-së)

20:28 23/10/20201min164
-640-0-5f931b3ac89c3

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka është takuar mr liderin historik të së majtës shqiptare, Fatos Nanon.

Ata të dy shihen në një vend të qetë, pranë natyrës teksa Koka është veshur sportiv, ndërsa Nano me këmishë dhe pantallona në ngjyrë bezhe. Ajo që bie më shumë në sy është pamja e ish liderit Nano. Vihet re se ai është thinjur, shëndoshur si dhe ka lënë mjekrën e bardhë.

‘Miqtë e vërtetë dhe vera e vjetër janë të vetmet që nuk të lodhin kurrë! Ritakohem çdo herë me të njëjtin mall dhe intensitet me mikun tim sa me vlera po aq dhe të mençur.  E majta shqiptare është sot kjo forcë progresiste falë Fatosit, filozofizë së tij politike për një shoqëri të hapur demokratike  dhe padiskutim mbështetja e tij do të na ndihmojë për të vazhduar kontributin për Shqipërinë tonë dhe rrugëtimin e pandalshëm euro-atlantik.’– shkruan Koka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto