Ish-kreu i bandës së Durrësit e bëri të heqë dorë nga përballja me Lulzim Bashën? Reagon Edi Rama

16:56 27/09/20201min199
Edi-Rama-Vangjush-Dako-600x400-1

“Iku nga Durrësi për në Vlorë, se mori vesh se do shkonte Basha. Thuhet se bëri një takim me Lefter Kokën dhe Indrit Doklen dhe nuk ia morën përsipër, jo i thanë, je i pashpresë…”

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë deklaratat e Berishës se takimi me Lefter Kokën dhe Indrit Doklen, ish kreun e bandës së Durrësit e bëri të heqë dorë nga kandidimi në këtë qark ku do të ishte përballë Bashës.

“Unë kam kohë që nuk e di çfarë thotë paraardhësi im, për moshën që ka duhet lënë në vetminë e tij. I gëzoftë nipat e mbesat.

Shqipërisë nuk ka çfarë iu jep më. Unë personalisht nuk e di çfarë ka thënë, dhe as më interson. Është një person që duhet injoruar plotësisht.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *