Ish-futbollisti : Juventusi më ofroi më shumë, por isha i magjepsur nga historia e Milanit

14:45 12/09/20201min148
stam

Në vitin 2004 u largua nga Lacio dhe zgjodhi Milanin ku luajti për dy sezone, përpara se të mbyllte karrierën me fanellën e Ajaksit në vitin 2007.

Në një deklaratë për “Sky”, Jap Stam ka kujtuar ditët e transferimit te kuqezinjtë, duke treguar edhe një prapaskenë e cila zbulon arsyet e zgjedhjes së tij për të luajtur me Milanin. “Disa njerëz donin që unë të pranoja Juven, sepse do të mund të arrinin një fitim më të madh, fundja kështu funksionon tregu i futbollistëve në Itali.

Në atë rast mora situatën në dorë dhe zgjodha Milanin. Kisha ndjesi më të mira, megjithatë isha i magjepsur edhe nga historia e kuqezinjve”, tha trajneri i Sinsinatit në kampionatin amerikan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *