
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i është futur punës për të përgatitur ushqim për të rinjtë e partisë.
Këtë e ka bërë publike ish Drejtoresha e Tatimeve Brisida Shehaj, e cila thotë se meqë nuk kishin kafe turke, Kryemadhi po përgatit hasude.
“Për sonte po bëjnë hasude, meqenëse na mungonte kafja turke“, shkruan Shehaj në selfie-n ku kryetarja e LSI-së shfaqet me përparëse dhe me tepsinë para.
Kjo nuk është hera e parë që Kryemadhi tregon pasionin e saj për kuzhinën pasi në periudhën e karantinës, kujdesej që të përgatiste ushqim për Ilir Metën dhe fëmijët.
Në një intervistë para disa kohësh, tregoi si e kalonte pasditen gjatë izolimit me Presidentin:
“Pimë nga një teke raki me hudhra të njoma dhe pak ullinj pasdite, përdorim pak djathë kaçkavall. Para se ta përdorim djathin e fus në ujë të nxehtë. Deri tani kam kuptuar që jeta jonë në shtëpi ka qenë hotel.”