Irani ekzekuton mundësin Navid Afkari

00:52 13/09/20203min81
irani-696x392

Në Iran është ekzekutuar mundësi 27-vjeçar, Navid Afkari i cili ishte dënuar me vdekje me akuzën për vrasjen e një punonjësi të sigurisë gjatë protestave të vitit 2018 për të cilin presidenti amerikan Donald Trump dhe organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut bënë thirrje të mos zbatohet dënimi ndaj tij.

Sipas televizionit shtetëror iranian, mësohet se ekzektuimi i Afkarit është kryer në orët e para të mëngjesit në burgun Shiraz Adilabad në të cilin ai ishte burgosur.

Afkari u arrestua në shtator 2018 me arsyen e vrasjes me qëllim të një punonjësi të sigurisë në qytetin Shiraz gjatë protestave kundër problemeve ekonomike në gusht 2018. Muajin e kaluar ai u dënua me vdekje nga gjykata ku u gjykua. Me arsyetimin se kishin lidhje me vrasjen u dënuan edhe vëllezërit e Afkarit, për të cilët vëllai Vahid 54 vite dhe Habib 24 vite burg.

Javën e kaluar në televizionin shtetëror u publikuan pamje ku Afkari pranon vrasjen me thikë gjatë protestave të Hasan Turkman, punonjës sigurie në ujësjellësin shtetëror, por ata që kanë kundërshtuar dënimin me vdekje ndaj Afkarit pretenduan se këto pranime janë marrë nën kushte të torturës.

Navid Afkari ishte fitues i kampionateve në nivel kombëtar në mundje e cila konsiderohet një prej sporteve më popullore në Iran. Pas dënimit me vdekje për sportistin iranian, bota ndërkombëtare e sportit dhe institucionet e të drejtave të njeriut i bënë thirrje Iranit që të ndalte dënimin me vdekje.

Pas rritjes së thirrjeve edhe presidenti amerikan Donald Trump javën e kaluar nëpërmjet Twitterit i dërgoi mesazh qeverisë së Teheranit që të mos ekzekutojë Afkarin.

“Dëgjojmë se Irani do të ekzekutojë yllin e mrekullueshëm dhe të famshëm, mundësin 27-vjeçar Navid Afkari. Akti i vetëm i tij është pjesëmarrja në protestat kundër qeverisë. U bëj thirrje liderëve iranianë që të falin jetën e këtij njeriu të ri. Do të jem shumë i lumtur nëse nuk e ekzekutoni atë”, tha Trump në mesazhin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto