Interi arrin marrëveshjen me ekipin anglez për sulmuesin norvegjez

16:21 28/08/20201min104

Inter raportohet se ka arritur marrëveshje me Kristal Palas për sulmuesin norvegjez, Aleksandër Sorloth. Sorloth e kaloi sezonin e kaluar në huazim tek Trabzonspori.

aleksander sorloth

 

Norvegjezi ka shënuar 24 gola në 34 ndeshje në kampionatin turk, dhe sipas “RAI Radio 2”, Interi ka arritur marrëveshje për trasnferimin e lojtarit. Detajet e negociatave nuk bëhen të ditura, por 24 vjeçari duket drejt një kalimi në Serinë A.

Sorloth nuk ka bindur në Premier Ligë me Kristal Palasin, por krejt e kundërta ka ndodhur në kampionatin turk ku sulmuesi ka shpërthyer me Trabzonsporin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto