Integrimi/ Shtyhet për vitin tjetër Konferenca e parë Ndërqeveritare mes Brukselit dhe Tiranës

21:35 12/11/20203min85
bashkimi-evropian-1280x854-1

Konferenca e parë Ndërqeveritare që ishte parashikuar të mbahej në muajin dhjetor të këtij viti mes Tiranës dhe Brukselit mbi procesin e hapjes së negociatave është shtyrë për në vitin 2021.

Në konferencën e mbajtur online nga ministri gjerman i Shtetit për Evropën, Michael Roth bashkë me homologët e tij nga Portugalia dhe Sllovenia, Ana Paula Zacarias e Gašper Dovžan kanë bërë të ditur se procedurat do të vijojnë në muajin mars të vitit që vjen.

Ato do të shqyrtohen nën kujdesin e Presidencës së radhës së Bashkimit Evropian, që në gjysmën e parë të vitit do ta ketë Portugalia dhe gjysmën e dytë, Sllovenia.

“Zgjerimi i BE është një çështje tjetër qendrore e Presidencës Trio. Tre partnerët e BE po punojnë drejt hapjes së konferencave të para për pranimin në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Edhe këtu, cilido vend që mban Presidencën e Këshillit duhet të angazhohet në negociata të vazhdueshme dhe shpesh komplekse për të bërë përparim, veçanërisht për çështjet që kërkojnë kompromis”, thuhet në deklaratë. Portugalia dhe Sllovenia kanë njoftuar synimin e tyre për të vazhduar me forcë këtë dialog gjatë presidencave të tyre. Në agjendën e Presidencës që do të vijojnë të ndiqen nga Portugalia dhe Sllovenia janë edhe çështjet: Promovimi i shtetit të së drejtës, vijimi i dialogut të nisur në 13 tetor, nën presidencën gjermane, diskutim horizontal në nivelin e BE-së,”- shkruhet ndër të tjera në deklaratën e përbashkët të trios.

Deklarata e plotë: 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *