Infektoi të paktën 23 persona, 26 vjeçarja rrezikon dhjetë vite burg

11:24 18/09/20202min248
Screenshot_1-84

Një 26 vjeçare nga Florida rrezikon deri në 10 vite burg, pasi akuzohet si shkaktare e infektimit me Covid-19 të shumë personave.

Mail Online raporton se Yasmin Adli  edhe pse e dinte që ishte e infektuar ka lëvizur lirshëm duke bërë që infeksioni të transmetohet edhe te të tjerët.

Pas pushimeve të kaluara në Greqi, Adli ishte kthyer në Gjermani, e teksa priste përgjigjien e testit, ka thyer edhe rregullin e karantinës, duke u vizituar shumë vende publike si bare apo edhe diskoteka.

Në atë kohë 26 vjeçarja ka pasur shenja të Covid.

Adli ishte e punësuar në një kamp pushimesh për ushtarakët në Gjermani, aty ku një koleg i saj ka deklaruar se ajo ka organizuar edhe një konferencë lidhur me parandalimin e përhapjes së koronavirusit, por në atë kohë nuk e dinte që ishte e infektuar.

Prokurori publik i Mynihut ka hapur hetimin lidhur me këtë rast, ku sipas ligjeve në fuqi,  Yasmin Adli  për shkak të përhapjes së infeksionit rrezikon të dënohet deri në 10 vite burg, sepse ka infektuar të paktën 23 persona dhe 710 tjerë i janë ekspozuar rrezikut të virusit.

Autoritet në Gjermani kanë raportuar 3  raste të reja të infektimit me COVID-19 tek klientët e rregullt të bareve, që 26-vjeçarja i kishte vizituar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *