Infektohet me koronavirus Rudina Hajdari, ja gjendja e saj shëndetësore

15:32 01/11/20202min102
rudina-hajdari-seance (1)

Deputetja Rudina Hajdari është infektuar me Covid-19.

Lajmin e ka bërë vetë me dije Hajdari përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë i Rudina Hajdarit

Mbas shfaqjes së disa simptomave, jam testuar dhe kam rezultuar pozitive me Covid19. Fatmirësisht deri tani simptomat janë të lehta dhe të përballueshme, por do më duhet të izolohem për të ruajtur shëndetin e familjarëve, bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve.

Nga sot e deri kur rezultatet të ridalin negative, do të punoj nga shtëpia dhe do të mund të takohemi vetëm online. Do mundohem të përdor sa më shumë teknologjinë për të kompesuar mungesën fizike dhe ta shfrytëzoj këtë kohë për të zhvilluar ide dhe projekte të reja.

Ju lutem shumë merreni seriozisht këtë sëmundje dhe masat mbrojtëse ndaj saj. Ruajuni për veten dhe familjet tuaja. Ju uroj shëndet të gjithëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto