Infektohet me Koronavirus kryebashkiakja e Përmetit / Gjendja e saj shëndetësore

17:36 05/11/20201min73
alma-hoxhaaa

Kryetarja e Bashkisë së Përmetit, Alma Hoxha, ka konfirmuar pak më parë se ka rezultuar pozitive me Covid-19 dhe për pasojë ajo është izoluar në shtëpi, ndërsa po vazhdon punën deri në përmirësimin e gjendjes për t’ju kthyer angazhimeve të saj të përditshme.

Me anë të një reagimi në rrjetin social ‘Instagram’, znj. Hoxha bëri të ditur gjendjen e saj duke thënë:

“Të nderuar bashkëqytetarë!

Për shkak të shfaqjes së disa simptomave të para, unë dhe familja ime jemi vetë-izoluar duke respektuar rregullat dhe shmangur çdo kontakt të mundshëm.

Pak më parë, më konfirmuan rezultatin pozitiv ndaj Covid-19, për këtë arsye do të vazhdoj qëndrimin dhe punën nga shtëpia deri në përmirësim të gjendjes për t’ju rikthyer sërish angazhimeve.

Ju uroj shëndet, kujdes për veten dhe të afërmit.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto