Infektohet me COVID-19 edukatorja dhe 10 punonjëse shfaqin simptoma, mbyllet kopshti. Pozitive edhe…

16:51 22/10/20201min91
KOPESHT-FEMIJESH-NE-LAPRAKE-TIRANE-KOPSHTI-ENGJEJT-TIRANE_003

Kopshti publik në Peqin është mbyllur, pasi edukatorja është infektuar me COVID-19.

“Panorama” mëson se edhe 10 punonjëse kanë shfaqur simptoma të virusit, por ende nuk u ka dalë përgjigja e tamponit.

Po ashtu në këtë qytet ka rezultuar e infektuar edhe një zyrtare e Ujësjellës Kanalizimeve.

Sot në të gjithë vendin u testuan pozitivë 302 persona, ndërsa në rrethin e Elbasanit ishin të infektuar nëntë persona.

Fatkeqësisht betejën me virusin e humbën tre pacientë, ndërsa u shëruan 54 qytetarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto