Infektohen me koronavirus 4 punonjës të Gjykatës Elbasan. Ja çfarë pritet të ndodhë

21:56 18/10/20201min111
gjykata-elbasan

Katër punonjës të Gjykatës në Elbasan kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Bëhet e ditur se janë karantinuar edhe 3 gjyqtarë të kësaj gjykate.

Ndërkohë po sipas burimeve nesër pritet që të mbyllet Gjykata e Elbasanit deri në marrjen e tamponit të të gjithë trupës gjyqësore.

Mësohet se personat e infektuar Kryesekretarja, punonjësja e sekretarisë që merret me pritjen e publikut dhe dy sekretare të tjera.

Sot në Elbasan është raportuar se janë infektuar 7 mësues dhe dy efektivë policie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto