
Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar ditën e sotme 9 raste të reja me Covid-19 në qytetin e Elbasanit.
Bëhet me dije se ndër të infektuarit janë dy mësues në gjimnazin “Mahir Domi”, një punonjëse e urbanistikës në Bashkinë e qytetit dhe një shofer, i cili transportonte qytetarë nga Elbasani në drejtim të plazhit të Spillesë.
Sakaq, po bëhet dhe gjurmimi epidemiologjik për të parë se më kë kanë pasur kontakt personat në fjalë.
Numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë deri më tani ka shkuar në 175.