Infektohen edukatore dhe sanitare, mbyllen kopshtet në Tiranë dhe Vlorë

13:56 20/10/20201min109
31_big

Ditën e fundit vendi ynë ka shfaqur një numër të lartë të infektuarish me Covid, duke shënuar edhe rekorde.

Raste të shumta janë regjistruar edhe në institucionet arsimore në vend.

Këtë të martë raportohet, se si pasojë e infektimit me covid-19, në Tiranë dhe Vlorë janë mbyllur në 2 kopshte.

Në Tiranë bëhet fjalë për kopshtin nr.31 ku kanë rezultuar pozitive një edukatore e një sanitare.

Ndërsa në kopshtin nr.2 në Vlorë, janë 4 punonjëset e infektuara, 2 edukatore dhe 2 sanitare.

Pas këtyre rasteve Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, ka vendosur mbylljen e kopshteve teksa do tu merret tamponi të gjithë pjesës tjetër të stafit në dy qytetet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *