Infektohen 4 edukatore, mbyllet pa afat kopshti

11:45 20/10/20201min98
is_200601_covid_test_positive_800x450-696x392-1-1 (2)

Shtohen rastet e mësuesve dhe edukatorëve të infektuar me covid-19.

Këtë të martë raportohet se një kopsht në qytetin e Pogradecit është mbyllur pasi 4 edukatore kanë rezultuar pozitive me Covid-19, ndërsa fëmijët janë karantinuar.

Ndërkohë pjesës tjetër të stafit, u është marrë tamponi dhe priten përgjigjet.

Një javë më parë në këtë kopsht, rezultuan pozitive edhe dy sanitare.

Deri më tani kanë rezultuar të infektuar dhjetëra mësues dhe nxënës  në Tiranë, Durrës, Berat dhe Gjirokastër. Ditën e hënë në shkollën “Emin Duraku” në Tiranë, rezultuan të infektuar 5 mësues, ndërsa një javë më parë u karantinuan pas testit pozitiv, 8 mësues të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto