Imuniteti i tufës? OBSH paralajmëron: Në të gjithë botën, tani po shohim një…

19:34 12/10/20202min240
OBSH

Organizata Botërore e Shëndetit ka cekur temën e imunitetit të tufës duke theksuar se ai arrihet “duke mbrojtur njerëzit nga virusi, jo duke i ekspozuar ata ndaj tij”. 

Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i OBSH tha:

“Imuniteti i tufës kundër fruthit kërkon që rreth 95% e popullatës të vaksinohen. 5% e mbetur do të mbrohet nga fakti që fruthi nuk do të përhapet në mesin e atyre që janë vaksinuar. Me fjalë të tjera, imuniteti arrihet duke mbrojtur njerëzit nga virusi, jo duke i ekspozuar ata ndaj tij. Imuniteti i tufës nuk është përdorur kurrë si një strategji për t’iu përgjigjur një shpërthimi epidemie, aq më pak një pandemie. Eshtë problematik jo vetem shkencërisht”.

Sipas tij, numri i rasteve të reja të infektimeve aktualisht është në nivelin më të lartë që nga fillimi i pandemisë.

“Secila prej katër ditëve të fundit ka parë numrin më të lartë të rasteve të raportuara deri më tani. Në të gjithë botën, ne tani po shohim një rritje në numrin e rasteve të raportuara të Covid-19 veçanërisht në Evropë dhe Amerikë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto