“Iliri makinist, Monika fatorino, Saliu shkarkues gazrash, Luli pasagjer vip”, Rama ironizon programin me 5 pika të Bashës

15:07 01/10/20202min129
Rama-Basha-1-696x451 (1)

“Iliri makinist, Monika fatorino, Saliu shkarkues gazrash, Luli pasagjer vip”, Rama ironizon programin me 5 pika të Bashës.

Pak muaj para zgjedhjeve të 25 prillit, “lufta” politike në distancë me kryeministrit Edi Rama dhe kundërshtarëve politikë ka degraduar në ofendime personale.

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetin social në Twitter, ka ironizuar këtë të enjte programin  me 5 pika të prezantuar nga Partia Demokratike për rimëkëmbjen e ekonomisë.

Për Ramën programi është një “tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë”, teksa nuk ka lënë pa shigjetuar edhe kryetaren e LSI Monika Kryemadhi, paraardhësin e tij Sali Berisha dhe Presidentin Ilir Meta.

“Programi i Lulit është një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe vetë Lulin pasagjer VIP”, -shkruan Rama në Twitter.

Kreu i PD, Lulzim Basha ka prezantuar planin e tij me 5 pika për rimëkëmbjen ekonomike, i vlefshëm për 6 muajt e ardhshëm.

Nga Durresi, ku ishte sot për të zhvilluar takime me biznesin e vogël, Basha i bëri thirrje Ramës që të nisë zbatimin e menjëhershëm të planit të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *