Ilir Meta: Shqiptarët po varfërohen gjithnjë e më shumë

10:51 20/10/20204min69
1563266415_metaa (4)

Presidenti i vendit Ilir Meta duke iu referuar parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar për muajin tetor, thekson se qytetarët shqiptarë po varfërohen gjithnjë e më shumë.

Gjithashtu, kreu i shtetit shpjegon se shqiptarët jo vetëm po varfërohen por edhe do të kenë një barrë më të lartë të borxhit për të paguar.

Konkretisht të ardhurat për frymë për Shqipërinë në vitin 2020 parashikohen të arrijnë në 4898 USD/për frymë, ndërkohë që:

Në Malin e Zi në 7933 USD/për frymë,

Në Serbi në 7497 USD/për frymë

Në Maqedoninë e Veriut në 6019 USD/për frymë.

Statusi i plotë:

Parashikimet e muajit tetor të Fondit Monetar Ndërkombëtar janë tepër shqetësuese.

Shqipëria parashikon uljen ekonomike më të lartë në rajon. Si pasojë dhe rënia e të ardhurave për frymë është nga më të lartat.

Qytetarët shqiptarë, jo vetëm do të varfërohen më shumë, por dhe do të kenë një barrë më të lartë të borxhit për të paguar.

Konkretisht të ardhurat për frymë për Shqipërinë në vitin 2020 parashikohen të arrijnë në 4898 USD/për frymë, ndërkohë që:

Në Malin e Zi në 7933 USD/për frymë,

Në Serbi në 7497 USD/për frymë

Në Maqedoninë e Veriut në 6019 USD/për frymë.

Varfërimi do shoqërohet dhe me rritjen e barrës së borxhit. Sipas parashikimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, niveli i borxhit publik në fund të vitit 2020  (pa llogaritur detyrimet e shumta të Qeverisë) do të arrijë në rreth 83.3% e Prodhimit të Përgjithshëm Bruto.

Ndërsa të Ardhurat për Frymë në vitin 2020 do të ulen në rreth 425 USD krahasuar me vitin 2019, Borxhi Publik për Frymë do të rritet në 373 USD krahasuar me vitin 2019.

Në vitin 2020 Të Ardhurat për Frymë do të ulen në nivelin 4898 $ USA krahasuar me 5323 $ USA në vitin 2019.

Ndërsa Borxhi Publik për Frymë do të rritet në 4079 $ USA, krahasuar me 3606 $ USA në vitin 2019.

Këto të dhëna tregojnë qartë që rritja e Borxhit Publik nuk po adreson rritjen ekonomike dhe rritjen e të ardhurave për frymë, por përkundrazi po thellon papunësinë dhe varfërinë në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto