
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas akuzave të kryeministrit Edi Rama se kreu i shtetit del natën dhe bredh pa kontroll.
Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët nga qyteti i Vlorës, Meta i cilësoi akuzat si fabrikime të kreut të qeverisë.
Meta kërkoi nga të gjithë gazetarët e pranishëm që të investigonin nëse presidenti kishte takuar atë ditë banorët e Selenicës, që e kishin thirrur në takim. Ndërsa ai ka sfiduar kryeministrin Rama, i cili e ka konsideruar Vlorën si qytetin e tij të zemrës, duke u shprehur se sa herë që të sulmohet do ta japë përgjigjen nga aty
Meta ka folur edhe për largimet nga LSI, ku me ironi është shprehur se në Berat paskan pasur më shumë anëtarë se Partia Socialiste e Kinës.